Futboll

Mes homazheve të shumta, Ylli Mihali përcillet për në banesën e fundit!

Mjeku fizioterapist i Kombëtares shqiptare të futbollit, Ylli Mihali që ndërroi jetë mëngjesin e së hënës, më 13 shtator u përcoll ditën e sotme me nderime për në banesën e fundit. Federata Shqiptare e Futbollit organizoi homazhet për të ndjerin në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”.

Në këtë ceremoni morën pjesë Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, familjarë, shokë, miq e dhjetëra anëtarë të komunitetit të futbollit, të cilët shprehën ngushëllimet për largimin e parakohshëm nga jeta të Ylli Mihalit.

Presideti Duka, i prekur nga kjo ngjarje që ka trishtuar të gjithë botën e futbollit shqiptar shprehu ngushëllimet për familjen Mihali, duke theksuar se Ylli nuk ishte vetëm një profesionist i mirë, por mbi të gjitha një djalë i shkëlqyer. “Sot është një ditë e trishtë, për mua dhe futbollin shqiptar. Kemi humbur një nga njerëzit më të mirë dhe më të dashur, i cili ka kontribuar për 27 vite në futbollin shqiptar. Mbase pak e kanë njohur në ndeshjet, por ata që kanë luajtur dhe ju mediat që keni qenë pranë ekipit Kombëtar e kanë ndjerë shumë. Një djalë i shkëlqyer dhe fizioterapist padyshim shumë i mirë, një njeri i pakursyer për të ndihmuar të tjerët. Më vjen keq që nuk arritëm që të gjithë ta ndihmonim, ta mbanim në jetë Yllin, por ishte e pamundur. Ky COVID-19 i mallkuar na ka dhënë shumë dhimbje të tjera gjithashtu dhe sot shumë dhimbje për futbollin shqiptar. Doja të ngushëlloja familjen, miqtë e Yllit, futbollistët të cilët kanë qenë të trishtuar jo vetëm ata që kanë luajtur për ekipin Kombëtar, por edhe ata që kanë kaluar nëpër ekipet Kombëtare. Nuk kam fjalë, u prehtë në paqe! Ai e ka shkruar historinë vërtetë, të paktën për ne që e kemi njohur nga afër nuk do ta harrojmë kurrë! Ashtu siç e kishte emrin, Yll ashtu ishte dhe në të vërtetë.”

Ylli Mihali u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me Covid-19 në moshën 55 vjeçare. Federata Shqiptare e Futbollit, ekipi Kombëtar shqiptar dhe i gjithë komuniteti i futbollit i shprehin edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të pafund të Yllit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency