Joao Cancelo u huazua në merkaton e janarit nga Manchester City te Bayern Munchen. Lojtari portugez humbi postin e titullarit te kampionët e Anglisë. Situata e krijuar ndikoi që të pranonte ofertën bavareze në ditën e fundit të merkatos dimërore.
Blerja e tij nga Bayern Munchen nuk është e sigurt, ndërkohë që është pothuajse i pamundur rikthimi i 28-vjeçarit te City. Të paktën për aq kohë sa në stol do të jetë Pep Guardiola.
LEXO EDHE:
- VIDEO/ Rrahmani gjen rrjetën dhe vulos fitoren e Napolit ndaj Atalanta-s
- VIDEO/ Seferi i pandalshëm, shënon golin e shtatë në Ukrainë
- Guardiola elozhe për mesfushorin: I shkëlqyer, por jo sa unë! Kundër Crystal Palace ishim perfekt
- Mposhti sëmundjen e keqe dhe i solli fat skuadrës kundër Liverpool, rikthehet pas 525 ditësh
Në kushte të tilla, në garë për anësorin e djathtë është futur Barcelona. Klubi katalanas e cilëson lojtarin e kombëtares portugeze si përforcimin ideal për krahun e djathtë.
Xavi e vlerëson shumë, edhe prej faktit që Joao Cancelo mund të mbulojë pozicione të tjera në fushë. Presidenti Laporta po përgatit një ofertë zyrtare për ta transferuar në “Camp Nou” gjatë merkatos së verës.
