Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Mes polemikave, Mbappe gjen kohën për një rekord te PSG/ Parakalon ish-in e Napolit!

PSG u ndal në një barazim 1-1 në shtëpi ndaj portugezëve të Benficës. Ai që realizoi golin e parë të sfidës ishte Kylian Mbappe, i cili edhe pse është vendosur qendër të vëmendjes prej zërave që flasin për një krisje të raportit me drejtuesit e klubit dhe kërkon largimin në janar, sërish ia del të bëhet protagonist në fushë dhe të vendosë një rekord të ri.

Ishte një penallti e shndërruar në gol nga francezi ajo që e ndihmoi sulmuesi të regjistronte rekordin e radhës. Kështu, me golin ndaj Benficas, 23-vjeçari realizoi golin numër 31 në Champions League për PSG dhe në këtë formë u shndërrua në golashënuesin më të mirë në historinë e francezëve në këtë kompeticion europian.

Mbappe lë mbrapa Edinson Cavanin me ish-sulmuesin e Napolit që ishte ndalur në kuotën e 30 golave me fanellën e kryeqytetasve. Sakaq, uruguajani vijon të mbetet golashënuesi më i mirë në histori për PSG me 200 gola. Gjithsesi, edhe ky rekord pritet të “thyhet” shpejt nga Mbappe që deri më tani në aventurën e tij pariziene ka shënuar 183 gola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...