Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mes Turqisë dhe Greqisë, mediat spanjolle zbulojnë dy klubet që duan Rey Manajn!

Mes Turqisë dhe Greqisë. Gazeta katalanase Sport.es zbulon dy destinacionet e mundshme për të ardhmen e sulmuesit të kombëtares shqiptare Rey Manaj. Deri para pak orësh në “pole position” për të firmosur me kuqeziun ishte klubi i Superligës turke Kasimpasa me Manajn që mund t’iu bashkangjitej dy sulmuese të tjerë të kombëtares Armando Sadikut dhe Sokol Cikalleshit që gjithashtu aktivizohen në Superligën e Turqisë respektivisht me Erzurumspor dhe Konyaspor, por sëfundmi në skenë për Manajn kanë dalë gjigandët grekë të PAOK-ut të Selanikut.

23-vjeçari i cili në karrierën e tij ka mbajtur veshur edhe fanellën e Interit po kalon ditët e tij të fundit te Barcelona ku që prej janarit të këtij viti është pjesë e Barcelonës B, por dëshira e futbollistit është largimi i menjëhershëm për të provuar veten në një kampionat më të fortë se kategoria e tretë spanjolle pasi mundëistë që Manaj të ishte pjesë e ekipit të parë të Barcelonës edhe pse është grumbulluar në disa raste, janë të pakta. PAOK-u ku Manaj nëse transferohet do të gjente shokun e tij në kombëtare Enea Mihaj, filloi të interesohej për Manajn në momentin që ishte në bisedime me Barcelonën për të blerë kartonin e Moussa Wague.

Blaugranat e blenë për 700 mijë kartonin e futbollistit kuqezi nga Albacete dhe më shumë sesa huazimi kërkojnë një shitje përfundimtare të kartonit të tij. Për sulmuesin shqiptar është ka patur interesim edhe nga Italia, tashmë mbetet për t’u parë se ku do të jetë e ardhmja e tij që do të zbulohet jo më vonë se java e ardhshme.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...