Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Mesazh nga rrjetet sociale, Dybala nuk dorëzohet për Botërorin!

Kupa e Botës është një ëndërr për të gjithë futbollistët teksa kur mungon edhe diçka më shumë se një muaji nga turneu në Katar, Paulo Dybala është një nga dyshimet më të mëdha për trajnerin e Argjentinës, Lionel Scaloni.

Sulmuesi i Romës u dëmtua para disa ditëve teksa ekzekutoi një penallti, ndërsa pas rezonancës magnetike u konfirmua një tërheqje në kofshën e majtë. Një dëmtim që kërkon minimalisht katër javë rikuperim, por që mund të shkojë edhe deri në gjashtë javë pasi nuk ka një kohë fikse për të tilla probleme.

Normalisht, La Joya do të duhet të mbetej jashtë Kupës së Botës, megjithatë sulmuesi nuk heq dorë dhe nëpërmjet rrjeteve sociale lëshon një mesazh që lë të nënkuptohet se do të luftojë deri në fund për të parë emrin e tij në listën e 26-lojtarëve që do të përfaqësojnë Argjentinën në Botëror.

“Energjia dhe këmbëngulja arrijnë gjithçka”, shkruan ish-lojtari i Juventus që mesa duket ka nisur menjëherë nga puna për t’u rikuperuar dhe nga sa tregon në rrjetet sociale duket i motivuar dhe me plot besim se do t’ia dalë të fluturojë për në Katar.

Argjentina është shortuar në Grupin C, teksa e luan ndeshjen e parë në Botëror më datë 22 nëntor ndaj Arabisë Saudite, ndërsa më pas në axhendë është përballja me Meksikën ndërsa e mbyllin fazën e grupeve me Poloninë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...