Kërkesa e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të ndarë një mesazh për paqen botërore përpara fillimit të finales së Kupës së Botës të dielën u refuzua nga FIFA.
“CNN” raporton se Zelensky ofroi të shfaqej në një lidhje me video me tifozët në stadiumin e Katarit, para ndeshjes, por u befasua nga përgjigja negative e FIFA-s.
Megjithatë, bisedimet midis Ukrainës dhe organit drejtues të sportit janë ende në vazhdim. Media amerikane ka kontaktuar FIFA-n për koment, por ende nuk është përgjigjur.
