Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Mesazhi i Brojës: Ky, viti më i vështirë i jetës sime, do të kthehem 100%

Armando Broja ka postuar në mesazh në llogarinë e tij në Instagram nëpërmjet të cilit ka premtuar se, pavarësisht mungesës së gjatë, do të kthehet në 100 të formës së tij. Ai shkruan se 2022-shi ka qenë viti më i vështirë i karrierës së tij, duke iu referuar dëmtimit të rëndë të pësuar pak javë më parë.

Postimi i Brojës

“Ndoshta ky ka qenë viti më i vështirë i jetës sime deri më sot. E bukura e kësaj bote është se gjithmonë ka shanse dhe mundësi që ju presin në të ardhmen. Nuk jam aspak perfekt, si person apo lojtar, por përpiqem të tregoj më të mirën nga vetja çdo ditë për njerëzit që më interesojnë më shumë, por edhe për njerëzit që më shikojnë dhe presin më shumë nga unë. Kam gëzim dhe lumturi në fushën e futbollit dhe jam me shumë fat dhe mirënjohës që mund ta ndaj çdo ditë me ju djema. Kjo, pa dyshim, që më lëndon shumë, fakti që nuk mund të bëj punën ose sportin që ju pëlqen për një periudhë të gjatë kohore, është gjithmonë e vështirë për ta pranuar, por me njerëz të mirë rreth meje dhe ata pak njerëz që e bënë këtë vit më të mirë për mua, do të kthehem 100%, jam i sigurt për këtë. Edhe një herë dua të them faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë tuaj, kjo më ndihmon gjithmonë në kohë si këto”.

https://www.instagram.com/p/CmzuO41Ibzl/?utm_source=ig_web_copy_link

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...