Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Mesazhi i Dukës për kualifikim historik të Vllaznisë: Jeni krenaria e Shqipërisë!

Kualifikimi historik i Vllaznisë në fazën e grupeve të Champions League është meritë e një pune të jashtëzakonshme të bërë prej vitesh dje e një strategjie të Federatës Shqiptare të Futbollit në përkrahje të futbollit të femrave. Armand Duka, kreu i qeverisë së futbollit tonë, nëpërmjet një mesazhi në faqen e tij në Facebook, e quan ekipin kuqeblu të femrave krenari të qytetit të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë.

Postimi i Dukës:

“Futbolli është i bukur se na dhuron emocione të ndryshme ditë pas dite.

Sot Vllaznia e vajzave ka shkruar historinë me fitoren kundër ekipit ukrainas të Vorskla Kharkiv dhe tashmë do të marrë pjesë në grupe të Champions League për herë të parë.

Urimet e mia më të sinqerta për vajzat e Vllaznisë, stafin drejtues dhe Presidentin Lazër Matija. Urime për punën e përditshme me vullnet, pasion e përkushtim për të qenë krenaria e qytetit tuaj të mrekullueshëm Shkodrës, por edhe Shqipërisë.

Në FSHF kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për mbështetjen e futbollit të vajzave, por ju na treguat me punën tuaj se duhet të bëjmë më shumë.

E tani, të jemi gati të shohim vajzat tona të Vllaznisë të shkruajnë historinë e të na përfaqësojnë denjësisht në Europë.

Urime Vllaznia. Urime vajza!”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...