Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mesazhi i Mourinhos për PSG: Është klub fantastik!

José Mourinho nuk e fsheh admirimin për PSG, sikundër nuk fsheh edhe faktin se karriera e tij si trajner nuk do të mbyllet në stolin e Manchester United. Që në sezonin e parë te “Djajtë e Kuq”, portugezi 54-vjecar fitoi titullin e Europa League-s dhe Kupën e Ligës, ndërkohë që aktualisht skuadra e tij renditet e dyta në Premier League, ku numëron  6 fitore nga 8 ndeshjet e luajtura në këtë fillim sezoni. Mourinho duket se u ka dhënë materialin e duhur mediave për të spekuluar për të ardhmen e tij, sidomos pas një intereviste për “Telefoot”. Portugezi, me një karrierë të pasur e plot triumfe në Portugali, Angli, Spanjë dhe Itali, tashmë synon të prekë Parisin. Kështu shkruajnë revistat europiane. Në të vërtetë, lidhja e emrit të tij me klubin e Nahser Al khelaifit ka ndodhur edhe më parë, si në vitin 2016, kur të gjitha mediat europiane deklaruan se sheiku nga Katari ëndërronte trajnerin e sukseshëm, por në atë kohë Mourinho preferoi Chelsea-n Sidoqoftë, tani është Mourinho ai që evokon romancën e re me klubin nga Parisi.

“Im bir, që jeton në Londër, shkoi në Paris për të parë një ndeshje të PSG dhe nuk ndoqi Man. United. Ju do të pyesni pse zgjodhi Parisin. Ka dicka speciale. Është fantastik, magjik, me kualitet dhe rini.”

Fjalë të cilat janë marrë si një mesazh për skudrën pariziene. Ka ende kohë, por portugezi dhe PSG duket se kanë lënë një takim.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...