Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mesazhi i Solskjaer për Raiolan: Ne jemi Manchester United, nuk shesim “yjet”

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ia bën të qartë Paul Pogbasë dhe menaxherit të tij italian, Mino Raiola, se nuk ka ndërmend ta lejojë shitjen e mesfushorit. Pogba ka edhe tre vjet në kontratë me “Djajtë e Kuq” me një pagë 300 000 paundë në javë në klub, kështu që sipas Solskjaer klubi nuk është në presion për ta shitur këtë pasuri, përtej ofertave joshëse që mund të vijnë nga Reali i Madridit apo Juventusi.

“Me aq sa di unë, nuk ka patur oferta për asnjë lojtar. Ne jemi Manchester United dhe nuk duhet të shesim lojtarët tanë më të mirë. Pogba nuk ka qenë kurrë një shqetësim për mua. Ai po punon shumë, është një profesionist i vërtetë dhe një djalë krenar. Nuk mund të rri këtu duke folur për atë që thonë Paul dhe menaxheri i tij. I kanë mbetur edhe disa vite në kontratë. Unë duhet të flas për përgatitjet e sezonit që po vjen. Menaxherët e kanë biznes, flasin gjatë gjithë kohës, por ne nuk kemi patur ndonjë ofertë, kjo është gjithçka që mund të them për këtë çështje.”

Një qëndrim i qartë i trajnerit norvegjez, i cili i pyet edhe për Romelu Lukakun, për të cilin është folur shumë se do të jetë pjesë e Interit, apo mbi të ardhmen e Alexis Sanchez dhe David De Geas.

“Për sa kohë që ata janë këtu, ata janë profesionistë, duke punuar dhe dhënë gjithçka që kanë, menaxherët ndërkohë mund të thonë ç’të duan. Ne kemi bisedat tona në prapaskenë dhe nuk kam ndërmend t’ju tregoj rreth tyre.”

Solskjaer madje shkoi më tej, duke u shprehur se “ka një axhendë mediatike kundër Pogbasë”, duke iu referuar “incidentit” të presupozuar mes tij dheLingard gjatë një shëtitjeje me ekipin në Perth.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...