Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Mesazhi i trajnerit dhe kapitenit të Shkupit: Asgjë s’ka mbaruar

Shkëndija e Tetovës dështoi në mënyrë të pabesueshme të kualifikohej në raundit e dytë të Champions League, pasi humbi në shtëpi 1-2 me Nomme Kalju të Estonisë, ndërsa këtë të enjte, një tjetër ekip shqiptar në Maqedoninë e Veroit, Shkupi, shpreson të avancojë më tej, teksa në takimin e vajtjes së raundit të parë të Europa League barazoi 3-3 në fushë e Pyunik të Armenisë. Trajneri Umit Karan dhe kapiteni Muharem Bajrami hanë mesazhet e duhura në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Ndoshta askush nuk kishte pritur qe te arrijmë deri këtu në futboll. Pyuniku na ka parë si një ekip e vogël, por Shkupi tregoi se është e fortë dhe pse nga viti I kaluar kishim vetëm dy lojtarë, ndërsa të gjithë të tjerët janë të rinj. Në garat evropiane gabimet nuk falen, edhe pse ne në kampionatin tonë mund të gabohet dhe të bëhen përmirësime, por kundërshtarët evropiane nuk falin asnjë gabim. Na pret një ndeshje e rëndë, pasi Pyuniku është skuadër e fortë. Ne nuk do të luajmë që me barazim 0-0 të kualifikohemi, por do të luajmë lojën tonë dhe shpresojmë se mund të kualifikohemi,” – u shpreh trajneri i Shkupit, Umit Karan.

Në të njëjtën linjë shprehet edhe edhe kapiteni i skuadrës, i cili mendon se ende asgjë nuk është kryer, duke qenë i qartë se ndeshja e nesërme do të jetë më e vështirë se takimi i luajtur si mysafir.

“Vërtet kemi një rezultat pozitiv, por kjo nuk do të thotë asgjë. Mendojë se do të jetë 2 herë më e vështirë përballja sesa takimi i parë. Pyuniku e di me kë ka punë, por edhe ne e dimë pozitën tonë. Shpresojë se në fund do të gëzojmë publikun dhe tifozët tanë “Shvercerët” dhe të kualifikohemi në raundin e dytë”, – tha kapiteni Muharem Bajrami.

Takimi ndërmjet FC Shkupit dhe Pyunikut do të zhvillohet nesër (e enjte), në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:30.

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...