Abissnet Superiore

Mesazhi Skënderbeut, garën e titullit e ka me veten

Të dukesh mirë edhe në ditë të këqija! Skënderbeu ka ditur t’i japë mesazhin e duhur kampionatit që nga “Zeqir Ymeri” nën petkun e dëborës. Ishte një Skënderbe i reduktuar në maksimum, pa Shehin, Jashanicën, Radas, Osmanin e Sabien Lilajn në formacionin titullar. Mungonte thuajse i gjithë boshti i skuadrës, faktor vendimtar në ecurinë e këtyre viteve të fundit, terren që s’të lejon të shprehesh dhe një Kukës që e nis me furi, duke sulmuar vazhdimisht, e shënuar dy gola në pjesën e parë krijuan idenë se Skënderbeut nuk i mbetej veçse të pajtohej me humbjen, duke u ngushëlluar me distancën që, gjithsesi, do të mbetej e konsiderueshme.
Ndodhi krejt e kundërta, Skënderbeu nuk u dorëzua dhe Ali Sowe rezultoi heroi i një rikuperimi thuajse të pabesueshëm. Pa dyshim sulmuesi nga Gambia ka meritat kryesore falë dy golave ku nxjerr në pah gjithë potencialin e tij, potencë, teknikë, nuhatje dhe njohje të portës, por nuk është një barazim vetëm i tij, pikërisht kjo ndeshje ishte një tjetër konfirmim se resurset e skuadrës korçare nuk kanë fund, edhe në ditët më të këqija. Mbi dëborën e “Zeqir Ymerit” ishte radha e sulmuesit nga Gambia të merte skenën, por nëse i hedh një sy ecurisë së Skënderbeut, gjithmonë është gati të dalë dikush për të bërë fatin e skuadrës.

Nëse Sowe është në periudhë jo, spikasin golat e James, nëse edhe nigeriani nuk është në ditën e tij më të mirë, shënon Vila, Muzaka, Gavazaj, Sabien Lilaj apo edhe mbrojtësit si Radas. Tani rivalët janë larg dhe Skënderbeu kampionatin e tij e ka me veten, gjithmonë me detyrën për të mos u dorëzuar, ashtu si pas pjesës së parë në “Zeqir Ymeri”.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency