Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mesfusha e Barçës është top, Pjanic drejt destinacionit të ri

E ardhmja e Miralem Pjanicit është ende në ajër. Edhe pse të enjten e kaluar merkatoja u mbyll në shumicën e vendeve dhe ai nuk mori asnjë ofertë tërheqëse, mesfushori ende po shqyrton idenë për të shkuar në një nga ligat ku merkatoja është ende e hapur.

Aktualisht lojtari ka një ofertë nga një klub arab, që mund t’i interesojë. Tashmë ka pasur kontakte me Al-Nassr. Megjithëse më parë është diskutuar Sharjah, burime të njohura me negociatat mohuan interesimin e kësaj skuadre.

Pjanic duhet të vendosë në ditët në vijim se çfarë do të bëjë. Ai e ka të qartë se, nëse largohet, do të jetë për Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi tregjet e tjera nuk janë në interesin e tij.

Dëshira e tij ishte të provonte edhe një herë veten te Barcelona, por me një mesfushë ku luajnë Pedri, Gavi, Busquets apo de Jong, mundësitë për të pasur minuta në këmbë janë afër zeros. Ai nuk ka luajtur asnjë minutë në katër ndeshjet e La Liga.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...