Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Mesfusha gati për revolucion, Juventus pranë djalit të legjendës Thuram

Juventus vendos të mos presë më Adrien Rabiot, por të lëvizë “gurët” në merkato për të siguruar një mesfushor me cilësi. Fjala është për Kephren Thuram, djalin e ish-juventinit, Lillian si dhe vëllain e interistit, Marcus Thuram. Mesfushori është pjesë e Nice në Ligue 1 dhe ka një kontratë që i skadon në vitin 2025.

Pikërisht, kjo favorizon Juventusin në tratativa teksa francezët nuk mund të bëjnë shumë “presion” pasi në të kundërt mund ta humbasin lojtarin me parametër zero verën e ardhshme. Ky operacion mund të mbyllet për shifrën e 18 milionë eurove plus dy milionë të tjera në formën e bonuseve.

Lexo edhe:

Italianët kanë gati një kontratë pesëvjeçare për Thuram, nga e cila 23-vjeçari mund të përfitojë dy milionë euro në sezon. Kështu, Juventus përgatit një revolucion për mesfushën e sezonit të ardhshëm pasi bardhezinjtë janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes edhe për të transferuar në Torino, Douglas Luiz nga Aston Villa.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....