Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

“Mesfusha u shpërbë”, Klopp: Nuk po e njihja skuadrën, vendimet nuk i ndryshoj!

Liverpool pësoi një humbje surprizuese në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League, teksa në Anfield, të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp u ndëshkuan me tre gola nga Atalanta. Pas sfidës, tekniku gjerman nuk mundi ta fshihte zhgënjimin për paraqitjen e skuadrës së tij, ndërsa theksoi se mesfusha humbi orientimin dhe u shpërbë.

“E nisëm mirë, por nuk patëm vazhdimësi. E humbën përqëndrimin kur Atalanta ende nuk e kishte shënuar golin e parë. Mesfusha u shpërbë dhe ishte pak e çuditshme sepse nuk po e njihja më skuadrën.

Lexo edhe:

Rotacioni? Duhet ta bëj sepse nëse kërkojmë t’i shkojmë deri në fund këtij sezoni, atëherë lojtarët duhet të zëvendësohen. Unë do të bëja sërish të njëjtat zgjedhje. Jam i përgjegjësi numër një për këtë humbje, por e theksoj se nuk do të ndryshoja vendimin për të lënë disa prej lojtarëve titullarë në stol.

A mund të fitojmë 3-0 në Itali? As që e kam idenë”, u shpreh Klopp.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...