Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mesfushori argjentinas nuk bind Juventusin, negociohet një tjetër huazim

Mesfushori argjentinas nuk bind Juventusin, negociohet një tjetër huazim
Mesfushori argjentinas nuk bind Juventusin, negociohet një tjetër huazim

Mesfushori argjentinas Carlos Alcaraz u transferua me bujë te Juventusi në muajin janar, por duket se performanca e tij ka qenë larg pritshmërive që kishin krijuar në klubin bardhezi.

Futbollisti 22-vjeçar në pronësi të Southamptonit, u transferua në huazim me të drejtë blerjeje te Juventusi, por klubi torinez ka vendosur të mos ushtrojë të drejtën e blerjes.

Drejtori Sportiv Giuntoli ka njoftuar homologët e tij anglezë se Juventusi nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së Alcaraz, që në fund të sezonit do të duhet të kthehet sërish te Southamptoni, skuadër që po lufton të rikthehet në elitën e futbollit anglez.

Lexo edhe: 

Në të njëjtën kohë, Giuntoli ka lënë të hapur mundësinë që argjentinasi Alcaraz të kalojë edhe një tjetër sezon në huazim te Juventusi, në mënyrë që të ketë më shumë kohë përshtatjeje dhe vendimi për blerjen përfundimtare të merret në pranverën e 2025-ës.

Tashmë topi kalon në këmbët e drejtuesve të Southampton, por edhe të vetë futbollistit, që do të duhet të zgjedhë mes një tjetër huazimi te Juventusi, qëndrimit në Angli apo transferimit me të drejta të plota në një tjetër klub.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....