Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mesfushori drejt largimit nga Man. United, 5 klube në garë për shërbimet e tij

Afrimi i brazilianit Casemiro ka nxjerrë nga planet e trajnerit Ten Hag, mesfushorin skocez Scott McTominay, i cili pritet të largohet brenda këtij sezoni të merkatos, sipas medieve britanike.

Mesfushori 25-vjeçar kërkon të luajë rregullisht dhe u ka shfaqur dëshirën drejtuesve që të largohet qoftë edhe në huazim këtë sezon, duke qenë se në formacionin e Manchester United nuk ka më vend për të.

Sipas medieve angleze, të paktën 5 klube të Premier Leagues janë gati të rrëmbejnë mesfushorin skocez, qoftë në huazim, apo ta blejnë plotësisht kartonin e tij. Newcastle, Everton, West Ham, Leicester e Southampton janë skuadrat që kanë nisur kontaktet me menaxherët e McTominay.

Vetë ky i fundit është i prirur të zgjedhë Londrën, pasi te West Ham e pret krahëhapur trajneri Moyes, i cili është skocez ashtu si mesfushori i “djajve të kuq”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...