Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mesfushori holandez zbarkon në Romë, pritet me entuziazëm nga tifozët verdhekuq (video)

Rreth orës 18:00 të kësaj të enjteje, qindra tifozë të Romës ishin grumbulluar në aeroportin “Ciampino” për të pritur një tjetër afrim të bujshëm të verës: Georgino Wijnaldum. Klubi verdhekuq ka arritur marrëveshjen totale me PSG-në për huazimin e mesfushorit holandez me të drejtën e blerjes për shumën 8 milionë euro

Wijnaldum, i cili do të bëjë ekzaminimet mjekësore të premten, do të marrë një pagë prej pesë milionë erosh në sezon te Roma, plus dy milionë të tjera të paguara nga PSG.

Mourinho do të ketë në dispozicion një tjetër përforcim cilësor, por që nuk do të jetë i fundit, sepse pritet që në kryeqytet të mbërrijë edhe Belotti nga Torino.

Sezonin e kaluar, holandezi shënoi 3 gola dhe dha 3 asistime në 31 paraqitje në aventurën nën Kullën Eifel.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...