Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Mesfushori i Anglisë “kërcënon” Francën: Bëjnë mirë të na kenë frikë, nuk na marrin seriozisht!

Anglia kaloi me sukses provën në fazën e 1/8-tave në Katar 2022 teksa mposhti me rezultatin 3-0 Senegalin. Tre Luanët nuk e vendosën në asnjë moment në dyshim kualifikimin ndërsa tashmë në çerekfinale, vjen prova e vërtetë, ajo përballë Kampionëve në fuqi të Francës. Megjithatë, mesfushori Declan Rice nuk i druhet aspak përballjes me “Gjelat” ndërsa thekson se janë të tjerët ato që duhet t’i frikësohen një përballje me Anglinë.

“Kombëtaret e tjera të mbetura në garë tashmë duhet të fillojnë dhe të na e kenë frikën. Ne jemi një skuadër e madhe, por nuk po na i japin të gjitha meritat që na takojnë. Kur skuadrat e tjera si Argjentina apo Holanda fitojnë me lehtësi ndeshjet e tyre, theksohet fakti se janë shumë të forta ndërsa e kundërta ndodh me ne”, u shpreh Rice.

Sfida kundër Francës është planifikuar të luhet të shtunën më datë dhjetë dhjetor duke nisur nga ora 20:00.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...