Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mesfushori i Gjermanisë e thotë troç: S’mund të jetë më keq se kaq

Gjermania humbi edhe ndaj Austrisë (0-2) në miqësore duke treguar formë të dobët shtatë muaj para Europianit. Në 10 ndeshjet e fundit numërohen 6 humbje dhe vetëm 2 fitore.

Ilkay Gundogan, kapiteni i “Mannschaft”, duke folur për transmetuesin ZDF, nuk e fshehu zhgënjimin për këtë krizë rezultatesh: “Nuk mund të jetë më keq se tani. Ndoshta kjo është pika e vetme pozitive.

Duhet të pranojmë se problemi nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen. Gjithçka fillon kur ne ushtrojmë presion lart në fushë. Kështu u dhamë austriakëve lojën që dëshironin”, shtoi ai.

Austria shënoi me Baumgartner dhe Sabitzer, por mund të kishte bërë më shumë, pasi tentoi gjithsej 16 goditje, 7 prej të cilave në portë. Nga ana e saj, skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsman ka realizuar vetëm 8 goditje, 3 prej tyre në portë.

Momenti për t’u shënuar ishte përjashtimi me karton të kuq direkt i Leroy Sanésë, pas një mosmarrëveshjeje me Philipp Mëene.

Lexo edhe:

“Kartoni i kuq i Leroy-t e përmbledh ndeshjen tonë. Është zhgënjim. Ne i bëmë gjërat shumë më të lehta për austriakët”, tha Gundogan për incidentin.

Gjermania do të organizojë Euro 2024 dhe për këtë arsye nuk ka merrë pjesë në kualifikueset për këtë turne madhor. Si mikpritëse, është gjithashtu pjesë e vazos A të shortit për fazën finale të turneut, ashtu si Portugalia, Franca, Belgjika, Spanja dhe Anglia.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Kategoria Superiore

Erbim Fagu do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Pas largoi Julian Ahmatajn, presidenti Refik Halili ka marrë vendimin për t’i besuar stolin...