Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mesfushori i kombëtares ndryshon skuadër në mënyrë surprizë, transferohet në Çeki

Qazim Laçi ndryshon ambient dhe prej datës një janar të vitit 2023 do të veshë fanellën e Sparta Pragë në Çeki. Mesfushori i kombëtares u largua në mënyrë surprizë nga Franca aty ku prej sezonit 2017-2018 aktivizohej në radhët e Ajaccio. 26-vjeçari në aventurën e tij franceze pati shansin edhe të provonte elitën, Ligue 1, ndërsa këtë sezon për shkak të minutazhit të paktë, duket se vendosi të provoj një aventurë të re duke u transferuar në një prej klubeve kryesore të Çekisë. Pas zyrtarizimit të marrëveshjes, Laçi foli edhe për sajtin zyrtar të Sparta Pragë ku theksoi se

Pse e zgjodhe Spartën e Pragës? “Ashtu siç e dinë të gjithë, Sparta është klubi më i madh në Çeki dhe për mua është një mundësi e madhe t’i tregoj tifozëve, por edhe vetes se mund të fitojmë titullin”.

Si do ta përcaktoje veten si lojtar? “Unë e shoh veten si një luftëtar, kështu më thërrasin të gjithë dhe këta jam gati ta tregoj edhe në Çeki”.

Si ishin 24-orët e fundit për ty pasi ishe në fushë me Ajaccio? “Ishte pak e çuditshme, por isha i emocionuar për aventurën e re dhe shpresoj të luaj sa më shpejt para tifozëve. Për mua është një sfidë e re, një jetë e re, prej gjashtë vitesh isha në Francë dhe pres të ketë ndryshime, kam parë ndeshje të Spartës, por edhe të kampionatit çek. Ngjasojnë pak me Francën dhe mendoj se do të përshtatem shpejt”.

Ke luajtur në stadiumin e Pragës me kombëtaren? “Është bukur të kthehem, nuk porisja të kthehsa por mezi pres tashmë të vesh fanellën e Spartës së Pragës”, u shpreh Laçi.

Aktualisht, skuadra e Spartës së Pragës renditet në vendin e tretë të kampionatit, shtatë pikë larg kryesuesve të Plzen.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...