Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Mesfushori i Kosovës transferohet në Australi: Më pëlqen të sfidoj veten!

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha është larguar nga Franca me destinacion Melbourne City në Australi. 29-vjeçari që së fundmi ishte pjesë e Reims në Ligue 1, vijon të mbetet në pronësinë e francezëve mirëpo këtë sezon do të aktivizohet si i huazuar në Australi te Melbourne. Vetë lojtari shprehet i lumtur për këtë hap ndërsa thekson se i pëlqen ta vendosë veten në sfidë.

“Kjo do të jetë një eksperiencë e re për mua, përgjatë jetës mua më pëlqen shumë ta vendos veten në sfidë. Mendoj se kjo është një mundësi shumë e mirë për mua, pastaj transferohem në një klub si Melbourne City që është shpallur edhe kampion në të kaluarën dhe unë dua të jem një futbollist që të kontribuoj dhe të fitojmë sërish kampionatin këtë sezon. Mezi pop res të luaj para tifozëve sepse në fund një lojtar luan për tifozët, për klubin dhe për të fituar sigurisht.

Do të jetë një eksperiencë e këndshme, mezi pres edhe të njoh shokët e trajnerin si dhe të kuptoj mënyrën si do luajmë. Futbolli ka të bëjë me të tashme dhe jo me atë që ke bërë në të kaluarën dhe unë dua të nis gjithçka nga fillimi dhe dua të tregoj veten. Por, për mua e rëndësishme është të fitoj skuadra sepse kur fiton ekipi, atëherë fiton edhe lojtari individualisht.

Ky ka qenë mentaliteti im prej kur isha i ri dhe fitorja është më e rëndësishmja. Unë jam një mesfushor tipik numër tetë, më pëlqen të futem në zonë dhe duele, të bëj një futboll krijues por edhe të mbroj. Ky është pozicioni q ëmë pëlqen të luaj më shumë edhe pse i ri kam luajtur edhe si një anësor i sulmit, por pozicioni im ideal është ai i mesfushorit”, shprehet Berisha.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...