Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mesfushori i Liverpool “injoron” City-n: E shëmtuar si luajnë, më mirë shoh filma për fëmijë!

Titulli i Premier League në këtë sezon do të luhet deri në minutat e fundit të kampionatit teksa Manchester City udhëheq me vetëm një pikë më shumë se Liverpool. Të kuqtë bënë detyrën në mbrëmjen e së martës ndaj Southampton teksa tashmë do të shpresojnë që Stiven Gerrard në rolin e trajnerit të Aston Villa-s të ndalë The Citizens.

Rivaliteti mes dy skuadrave në këtë sezon ka qenë fantastik aq më tepër kur bëhet fjalë për dy filozofi të ndryshme loje. Dhe, në fakt, Jordan Henderson nuk ka ngurruar ta quajë aspak të shëmtuar lojën që aplikon Manchester City ndërsa së fundmi është shprehur se nuk i ndjek ndeshjet e të besuarve të Pep Guardiolës dhe se preferon të shoh filma për fëmijë.

“Për titullin është e vështirë pasi City duket si një skuadër që nuk humbet kurrë pikë. Janë një ekip fantastik, por unë nuk i ndjek ndeshjet e tyre. E di që ndonjë prej djemve të skuadrës i sheh, por mua nuk më pëlqen mënyra si luajnë, nuk është një futboll i bukur për t’u parë në televizion. Preferoj të shoh ndonjë film për fëmijë apo diçka tjetër më argëtuese”, u shpreh kapiteni i Liverpool.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...