Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Mesfushori i njohur zyrtarizon largimin nga Dortmundi, e duan në Itali

Pas katër sezonesh në “Signal Iduna Park”, mesfushori belg Axel Witsel ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit me Borussian e Dortmundit dhe lajmin e ka dhënë vetë në një intervistë pas ndeshjes së të shtunës ndaj Bochumit.

Duke folur për ecurinë e sezonit me verdhezinjtë, belgu pranoi se do të largohet nga Borussia sezonin e ardhshëm, por preferoi të mos zbulojë asgjë rreth të ardhmes së tij.

“E vërteta është që si në sezonin e kaluar, ashtu edhe këtë aktual, kemi pësuar shumë gola dhe duhet të përmirësohemi në fazën mbrojtëse. Fola në përgjithësi, sepse unë nuk do të jem këtu sezonin e ardhshëm. Jam I gëzuar që kalova katër vite të shkëlqyera këtu dhe i mërzitur që do të largohem, por ka ardhur koha për një eksperiencë tjetër”, deklaroi Witsel.

Për mesfushorin belg kanë shfaqur interes në mënyrë të vazhdueshme klube të Serisë A, ndërsa vetë Witsel do të preferonte të luante akoma në nivele të larta, pasi dëshiron të marrë një ftesë nga Roberto Martinez për Kupën e Botës, Katar 2022.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...