Bundesliga

Mesfushori i Real Madrid “merr në qafë” Nkunku, sulmuesi nuk humbet vetëm Botërorin

Christopher Nkunku ishte një nga emrat në listën e trajnerit të Francës, Didier Deschamps. Sulmuesi që aktivizohet me Leipzig në Bundesligën gjermane vinte në kombëtaren e “Gjelave” si një nga opsionet më të mira pasi aktualisht po kalonte një formë të shkëlqyer.

Por, futbolli ndonjëherë tregohet i pamëshirshëm dhe ky është pikërisht rasti i lojtarit 25-vjeçar. Ky i fundit u dëmtua (sigurisht pa qëillim) nga mesfushori i Real Madrid, Eduardo Camavinga në stërvitjen e Francës dhe humbi Botërorin.

Një lajm i tmerrshëm për një futbollist vetëm pak ditë para se të startojë eventi, por në rastin e Nkunku fatkeqësia është edhe më e madhe. Nga testet e zhvilluara së fundmi, rezulton se sulmuesi ka këptur ligamentin e këmbës së majtë teksa një dëmtim i tillë kërkon minimalisht gjashtë muaj kohë për t’u rikuperuar plotësisht.

Ndaj, sezoni edhe pse nga Leipzig nuk ka ende një reagim zyrtar, mund të konsiderohet i përfunduar. Një sezon i cili për Nkunku kishte nisur me pritshmëri maksimale, por që tashmë ish-sulmuesi i PSG duhet ta kaloj në infiermieri për të rikuperuar një nga ato dëmtime që ndikojnë shumë në karrierën e një futbollisti.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency