Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Mesfushori i Realit, kundër VAR-it: Do ta zhdukja menjëherë!

Në futboll ashtu si në jetë, duhet të mësohesh me gjithçka. Situata që deri 10 vjet më parë dukeshin të paimagjinueshme tani janë pjesë integrale e lojës, si, për shembull, prezenca e VAR-it. Ndihma teknologjike për arbitrat është bërë një pjesë e pandashme e ndeshjeve të nivelit të lartë, por ka dhe nga ata që nuk e durojnë dot fare, si Eden Hazard, për shembull. Belgu i Realit të Madridit ka dhënë një intervistë ku shpjegon se nuk i pëlqen aspak rruga që ka marrë futbolli modern. Kur u pyet se çfarë do të ndryshonte nëse do të mundej, Hazard u përgjigj:

“Gjeja që nuk më pëlqen është VAR-i, do ta hiqja krejtësisht. Fakti që arbitrat mund të bëjnë gabime është pjesë e lojës, por duke qenë se njerëzit ankohen gjithmonë, atëherë krijuan VAR-in”.

Siç shpjegon Hazard, ka një çështje që nënvizohet shpesh: fakti se tanimë lojtarët nuk mund të jenë të sigurt se kanë shënuar, nëse më parë nuk kontrollohet aksioni.

“Pas një goli, jemi të gjithë aty, duke pritur, dhe është sikur të na kenë hequr lumturinë e shënimit të një goli. Mendon gjithmonë: “ah prit, është dhe VAR-i”, ndaj unë do ta hiqja krejtësisht”.

Opinion tejet i veçantë dhe interesant, por që, gjithsesi, nuk është se do të ndryshojë gjërat. VAR-i është aty dhe do të qëndrojë, i pëlqen apo jo Hazardit.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...