Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Mesfushori kuqezi lë pas dëmtimin, Cikalleshi e Çekiçi mposhtin Fenerbahcen

Lajme mjaft të mira për trajnerin Edi Reja, kur jemi rreth një javë larg grumbullimit për ndeshjet e fundit eliminatore të Botërorit Katar 2022. Mesfushori Qazim Laçi, i cili mungoi për sfidat ndaj Hungarisë e Polonisë për shkak dëmtimi, është rikuperuar totalisht.

Pasi luajti 17 minuta në sfidën e javës së kaluar ndaj Nancy një javë më parë, mesfushori që mban numrin 10 te Ajaccio, e nisi si titullar në transfertën ndaj Pau mbrëmjen e sotme dhe qëndroi në fushë për plot 79 minuta.

Dëmtimi është vetëm një kujtim tashmë për Laçin, që është rikuperuar plotësisht dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Edi Reja për ndeshjet ndaj Anglisë e Andorrës më 12 dhe 15 nëntor.

Titullarë edhe dy futbollistët kuqezi të Konyasporit, Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi, të cilët dhanë një kontribut të madh në fitoren ndaj gjigantëve turq të Fenerbahces. Rreth 80 minuta në fushë për fantazistin Çekiçi dhe ndeshje e plotë për Cikalleshin, që nuk ishte për ndeshjen me Poloninë për shkak të koronavirusit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...