Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mesfushori në pronësi të Interit dëmtohet rëndë dhe largohet mes lotësh nga fusha

Dëmtimet i shndërrohen në makth mesfushorit italian Stefano Sensi. Futbollisti në pronësi të Interit, por që këtë sezon është huazuar te Monza, la fushën e lojës mes lotësh pasditen e sotme.

Kur luhej minuta e 86’ e takimit mes Monzës dhe Veronës, mesfushori pësoi një dëmtim të rëndë dhe la fushën me ndihmën e barelës, por edhe shokëve të skuadrës, teksa lotët e tij prekën të gjithë të pranishmit dhe imazhet bënë shpejt xhiron e botës.

Sensi u transferua te Interi verën e 2019-ës dhe e nisi në mënyrë të shkëlqyer aventurën zikaltër, por që në nëntor të atij viti e në vijim, dëmtimet nuk i janë ndarë dhe nuk e kanë lejuar t’i japë vazhdimësi formës së tij.

Pikërisht për këtë arsye, zikaltrit e huazuan te Sampdoria gjysmën e dytë të sezonit të kaluar dhe te Monza këtë sezon, megjithatë edhe në këto eksperienca, dëmtimet po e ndjekin pas mesfushorin e talentuar italian.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...