Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Mesfushori shqiptar largohet për t’i bërë vend Fabregasit, do të luajë sërish në Serinë C

Como është një nga skuadrat më aktive në merkato, në Serinë B, pasi ka sjellë disa futbollistë, me synimin për t’u rikthyer në elitën e futbollit italian.

Emri më i bujshëm është padyshim mesfushori spanjoll Cesc Fabregas, i cili ishte i lirë pasi i përfundoi kontrata me Monacon dhe zgjodhi pikërisht klubin Lombard për të vijuar karrierën.

Për t’i bërë vend Fabregasm, klubi i Comos ka vendosur të largojë mesfushorin shqiptar Elvis Kabashi, i cili do të luajë sezonin e ardhshëm në Serinë C me skuadrën e Reggianës.

Mesfushori 28-vjeçar është rritur te Juventusi dhe ka luajtur dy ndeshje me Shqipërinë U19, por më pas refuzoi Kombëtaren Kuqezi, pasi pretendonte një ftesë nga Italia. Megjithatë që atëherë gjërat shkuan keq e më keq për të, pasi karriera i erdhi në rënie dhe ka milituar kryesisht në ligat e ulëta italiane.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...