Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Mesfushori shqiptar protagonist me gol në Danimarkë, rrjeta e katërt sezonale

Arbnor Muçolli ka qenë protagonist në ndeshjen e skuadrës së tij Vejle. Në takimin e superligës daneze ndaj Viborg, mesfushori shqiptar realizoi golin e dytë për të tijtë në minutën e 49-të. Edhe pse Vejle mori kryesimin falë rrjetës së futbollistit kuqezi, për fat të keq nuk ia doli ta ruante deri në fund rezultatin duke e mbyllur sfidën në barazim 2-2.

Ndërkaq, në 20 ndeshje të luajtura në këtë sezon, Muçolli shënoi për herë të katërt emrin e tij në listën e golashënuesve ndërsa është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për danezët. Aktualisht, Vejle është në vendin e shtatë të kampionatit teksa udhëheq grupin e skuadrave që rrezikojnë të bien një kategori më poshtë.

Megjithatë, deri në këtë moment duken të sigurt pasi janë të shkëputur nga dy vendet e fundit. Muçolli ka qenë edhe pjesë e skuadrës Shpresa të Shqipërisë ndërsa në 10 paraqitje me skuadrën e Alban Bushit ka shënuar edhe një gol.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...