Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Mesfushori tregon takimin e parë me Ibrën: Më goditi me shkelm në fytyrë!

Zlatan Ibrahimovic njihe për karakterin dhe për frymën e liderit që përçon brenda organikës së një skuadre. Historitë e suedezit janë të shumta teksa sulmuesi i Milanit gjatë karrierës së tij është përfshirë edhe në zënka me shokët e skuadrë, por ka ditur gjithashtu edhe t’i mbështesë ata për t’u rritur profesionalisht. Sigurisht, këtë Ibra e bën në mënyrën e tij dhe së fundmi ai që ka përfunduar nën “juridiksionin” e Zlatan ka qenë mesfushori Junior Messias.

Për mesfushorin ekseperienca te Milan është kulmi i karrierës dhe për të përballuar presionin i është dashur një si Ibra. Mesfushori ka treguar se takimi i parë me suedezin ka ndodhur gjatë kohës së drekës me ekipin ndërsa shton se njëherë Zlatan e goditi me shkelm në fytyrë.

“Herën e parë që jam takuar me Ibrahimovic ishim duke drekuar me skuadrën. U afrua dhe më pyeti; Ti nuk flet shumë apo jo?, Bravo kështu më pëlqen sepse do të thotë se punon shumë dhe nuk merresh me fjalë. Por, Ibrën e njihni të gjithë. Njëherë më goditi me shkelm në fytyrë”, u shpreh Messias.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...