Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mesfushorit të Milanit nuk i ndahen dëmtimet, Pioli i beson Leaos

Mesfushori i Milanit, Giacomo Bonaventura nuk po gjen qetësi nga dëmtimet dhe kur pritej që të arrinte formën më të mirë, ka pësuar një tjetër tërheqje muskulore, duke mbetur jashtë listës së futbollistëve të grumbulluar nga Pioli për sfidën ndaj Lecces, bashkë me Mattia Caldarën, që është në fazë rikuperimi.

Italiani është dëmtuar në stërvitjen e fundit pasditen e djeshme, ndërsa sipas drejtuesve të klubit kuqezi, vetëm ditën e nesërme do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të rastit, për të parë shkallën e lëndimit dhe për të përcaktuar kohën e rikuperimit.

Ndërkohë Pioli duket se mund të befasojë që në sfidën e parë të tij si trajner i Milanit, pasi në seancën e fundit stërvitore ka testuar një skuadër me Leaon në majë të sulmit, i mbështetur nga Rebiç dhe Suso, ndërsa në stol ka përfunduar Piatek.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...