Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Mesjava e Kupës/ Tirana tenton përmbysjen, “finale” në “Loro Boriçi”

Mesjava që vjen rezervon dy përballjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Të mërkurën, Tirana do të presë Kukësin, ndërkohë që Egnatia udhëton drejt Shkodrës për të matur përsëri forcat me Vllazninë.

Tirana do tentojë që të zhvlerësojë humbjen 2-0 të pësuar në “Kukës Arena” dy javë më parë. Ndonëse nuk do të jetë një mision i lehtë, duke parë që verilindorët nën drejtimin e Bledar Devollit kanë një tjetër fytyrë.

Lexo edhe:

Bardheblutë vijnë pas dy fitoresh radhazi në Superiore e synojnë triumfin e tretë. Diçka që këtë edicion nuk e kanë realizuar asnjëherë. Kukësi në krahun tjetër, mbahet në Superligë vetëm nga matematika dhe fokusin e ka vetëm te Kupa. Ku kërkon të shkojë në finale dhe epokën në elitë ta mbyllë me një trofe.

Maksimalisht interesante është dhe përballja mes Vllaznisë dhe Egnatias. Rrogozhinasit fituan minimalisht në shtëpi (1-0). Përballë njëra-tjetrës do të vihen dy skuadra e vendeve të para në kampionat. Që duan t’i shkojnë deri në fund dhe këtij kompeticioni.

Egnatia është fituesja në fuqi e Kupës së Shqipërisë. Finalja e madhe do të zhvillohet në datën 12 majit në “Air Albania”.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!...