Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mesjava futbollistike në Supersport, kulmon me Inter-Napoli!

NAPLES, ITALY - JANUARY 06: Lautaro Martinez of FC Internazionale vies with Kostantinos Manolas of SSC Napoli during the Serie A match between SSC Napoli and FC Internazionale at Stadio San Paolo on January 06, 2020 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Kupa e Italisë kulmon këtë mesjavë me fazën gjysmëfinale e cila do të hapet këtë të mërkurë me duelin Inter-Napoli. Në këtë raund luhet me takime vajtje-ardhje dhe sot në mbrëmje në praninë e 60 mijë spektatorëve në San Siro të cilët do të përkrahin Interin edhe në Kupë, nuk do të zgjidhet përfundimisht çështja e kualifikimit megjithatë të dyja skuadrat në rast të një rezultati pozitiv do të hidhnin një hap të madh drejt finales. Pak rotacion pritet të kryejnë të dy trajnerët pasi si Conte ashtu edhe Gattuso e vlerësojnë maksimalisht këtë kompeticion. Handanovic do të mungojë sërish për Interin lajmi i mirë është se në këtë ndeshje rikthehet Lautaro Martinez i cili pritet të aktivizohet titullar. Te Interi mund të ketë një fanellë titullari për Sensin, ndërkohë që Barrela dhe Brozovic pritet ta mbështesin me Eriksen që mund ta nisë sërish nga stoli. Napoli nga krahu tjetër nuk ka në dispozicion Elseid Hysaj i cili është i skualifikuar por edhe Ghoulam, Younes e Malcuit të cilët vazhdojnë të jenë të dëmtuar. Gattuso pritet t’ia dorëzojë çelësat e sulmit tre veteranëve të skuadrës së tij Insigne, Callejon e Mertens të cilët duket sikur kanë një jetë që luajnë te Napoli. Spektakli në San Siro në këtë sfidë pritet të jetë i garantuar. Por e mërkura e futbollit në Supersport nuk është vetëm Inter-Napoli sepse nga raundi çerekfinal i Kupës së Francës keni mundësi të ndiqni dy takime shumë interesante. Në orën 18:30 luhet Dijon-PSG ndërsa në mbrëmje Lyon sfidon Marseille në një sfidë të paparashikueshme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...