Kupa e Shqiperise

Mesjavë drithëruese me sfidat çerekfinale

Mesjava në futbollin shqiptar është e dedikuar për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. E mërkura do të ofrojë 4 sfida tejet interesante, duele të zjarrta midis kundërshtarësh që Kupën e shohin si një mundësi të mirë për të arritur Europën. Në garë janë 8 ekipe, të cilat e kanë fituar më parë këtë trofe, me përjashtim të Skënderbeut, që pavarësisht dominimit që i ka bërë futbollit tone në vitet e fundit nuk ka mundur t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni. Sipas traditës, sfidat janë ndarë në dy orare të ndryshme, në orën 14:00 dhe 17:00.

Në “Niko Dovana” Teuta pret kryesuesit e kampionatit dhe, pavarësisht diferencave në klasifikim, synimi mbetet i njëjtë për të dyja skuadrat, kualifikimi në gjysmëfinale. “Djemtë e Detit” që në startin e edicionit kanë synuar pikërisht këtë trofe, ndërkohë që me të njëjtin objektiv janë edhe korçarët. Disa kilometra larg Durrësit, në Laç, vendasit presin Luftëtarin. Kurbinasit janë cilësuar si ekspertët e këtij kompeticioni, ndërkohë që përballë kanë skuadrën më të fortë të momentit. Falë afrime të bëra në merkaton e janarit, gjirokastritët shohin te Kupa mundësinë për të shkuar në Europë, kjo falë dhe talenteve që dispoznojnë në skuadër.

Në orën 17:00, në Vlorë, do të përsëritet fundjava, me Flamurtarin që ka përballë Partizanin. Polemikat e ndeshjes së fundit janë hedhur pas krahëve dhe koha duket ilaçi më i mirë, aq më tepër që në Kupë specifika e dueleve është e ndryshme. Të dyja skuadrat synojnë të fitojnë një trofe këtë edicion, me kuqezinjtë që të paktën deri në këtë moment të sezonit janë më bindës se kundërshtari. Ndërmjet 7 skuadrave të elitës ndodhet dhe një që vjen nga kategoria inferiore, por që në fakt ka një emër të madh në futbollin shqiptar. Tirana shkon në duelin me Kukësin me synimin për t’u kualifikuar dhe për të mbrojtur trofeun e fituar majin e kaluar. Përballë është një kundërshtar të cilin e mposhti në finalen e Superkupës, por nga shtatori deri më sot kanë ndryshuar shumë gjëra te të dy ekipet. Sido që të shkojë mesjava, pritet të jetë spektakolare, me 8 skuadra që synojnë të ngrenë trofeun e kupës në fundin e këtij edicioni.

E mërkurë

Teuta – Skënderbeu (ora 14:00)

Laçi – Luftëtari (ora 14:00)

Flamurtari – Partizani (ora 17:00)

Tirana – Kukësi (ora 17:00)

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency