Futboll

Mesjavë kupash në Supersport, në fushë Lazio, Interi dhe Tottenham!

Këtë mesjavë do të luhen ndeshjet e fazës së 1/8 të Kupës së Italisë, aktiviteti i dytë më i rëndësishëm në Apenine, tur ku fillojnë aventurën e tyre edhe skuadrat kryesore të këtij vendi. Ky kompeticion vijon me të njëjtin format dhe në këtë raund hyjnë pra edhe shtatë ekipet që përfaqësuan Italinë në Kupat e Evropës: Juventusi, Napoli, Atalanta, Interi, Milani, Roma dhe Lazio. Në fakt faza e 1/8 përsa i përket edicionit të 73 të Kupës së Italisë ka nisur që javën e kaluar dhe Torino u bë ekipi i parë cerekfinalist, sepse skuadra “granata” eliminoi në shtëpi, në Stadiumin Olimpik Genoa-n pas gjuajtjes së 11-metërshave, pasi loja e rregullt dhe dy kohët shtesë u mbyllën me shifrat e barabarta 1-1. Tetë muaj më parë, në mesin e muajit maj në Stadio Olimpico Lazio ngriti kupën, teksa mundi Atalantën brenda në Romë, falë dy golave të shënuar në tetë minutat e fundit të takimit nga Milinkovic-Savic dhe Correa, sidoqoftë këtë herë “bardhekaltërit” fillojnë mbrojtjen e trofeut në orën 18:00 në shtëpi, me një kundërshtar si Cremonese, që i zhvillon ndeshjet në nivelin e dytë të futbollit italian të klubeve.

Për hir të së vërtetës klubi lombard është vetëm njëri nga dy ekipet e mbetur në këtë tur nga Serie B. Skuadra tjetër është Perugia, ndërsa pjesa e mbetur e klubeve përbëhet vetëm nga ekipe të Serisë A. Në mënyrë të kuptueshme skuadra e drejtuar nga trajneri Simone Inzaghi po kalon një formë të shkëlqyer, teksa pozicionohet në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm të serisë A, vetëm 6 pikë poshtë Juventusit kryesues dhe me mbrojtjen e dytë më të mirë të kampionatit italian. Pavarësisht vuajtjeve të shumta të shtunën në mbrëmje në sfidën me Napolin, skuadra laciale siguroi fitoren e 10 radhazi në kampionat, një rekord i jashtëzakonshëm dhe tepër i vecantë, i regjistruar për më tepër vetëm dy ditë pas 120 vjetorit të klubit. Duke marrë në konsideratë diferencat e mëdha që skuadra kryeqytetase ka me një kundërshtar si Cremonese trajneri Simone Inzaghi pritet të rreshtojë një formacion me shumë ndryshime, ndërkaq ekipi lombard pozicionohet në vendin e katërt nga fundi dhe aktualisht ndodhet në zonën e play out-it në Serinë B. Për të mbërritur deri në këtë fazë Cremonese ka eliminuar me radhë kundërshtarë si Virtus Francavilla, Verona dhe Empoli, sidoqoftë “tigrat” rrezikojnë ndjeshëm për t’u rrëzuar një kategori më poshtë, madje edhe në sezonin aktual në Serinë B Cremonese përfaqëson një ndër skuadrat më të dobëta jashtë fushe të këtij kampionati.

Këto skuadra kanë afërsisht çerek shekulli pa u ndeshur ndërmjet tyre, madje në sfidën e fundit në 1996 e largët Cremonese e mposhti Lacion në shtëpi me rezultatin 2-1. Ashtu si Lazio edhe Interi e ka fituar plot 7 herë Kupën e Italisë, megjithatë “zikaltërit” për herë të fundit e kanë ngritur këtë trofe në vitin 2011, kur nën drejtimin e Leonardos mundën 3-1 Palermon në finale. Interi e nis aventurën në shtëpi pikërisht përballë Cagliari-t, skuadër të cilën “zikaltërit” e thyen brenda në Sardegna Arena në kampionat, me shifrat 2-1, katër muaj e gjysmë më herët. Skuadra e Antonio Conte-s konsumoi vërtet shumë energji në duelin me Atalantën në fundjavë, takim ku gjithsesi kapiteni Samir Handanovic shpëtoi ekipin duke pritur pikërisht në fund 11-metërshin e gjuajtur nga Luis Muriel. Ekipi sard ka pësuar rënie të theksuar gjatë muajit të fundit, madje Cagliari paraqitet në Stadiumin San Siro pas katër humbjeve radhazi në Serinë A. Ndryshimi i madh ndoshta erdhi pikërisht në sfidën me Lacion në Sardenjë, ku skuadra e drejtuar nga trajneri Roberto Maran pësoi dy gola në kohën shtesë, për t’u mundur nga Lacio me rezultatin 2-1.

Për rrjedhojë Cagliari ka humbur ndjeshëm terren në kampionat dhe pas disfatës së fundit me Milanin “kuqeblutë” mbeten në vendin e gjashtë, por me plot 17 pikë më pak se ekipi i Interit. Dy ndeshjet e deritanishme në Kupën e Italisë Cagliari i ka patur në shtëpi, ku ka eliminuar me radhë ekipe si Sampdoria dhe Chievo. Ndeshja këtë herë do të luhet në orën 20:45 në Milano, ku sidoqoftë Cagliari është mundur në dy vizitat e fundit nga Interi pa shënuar madje as gol. Në Supersport në orën 21:05 të gjithë të apasionuarit do të kenë mundësinë për të ndjekur gjithashtu edhe ndeshjen e përsëritur të Kupës së Federatës në Angli Tottenham Hotspur-Middlesbrough. Nëntë ditë më parë në Riverside “gjelat” u vunë në vështirësi të theksuar nga ekipi nga Championship-i që drejtohet pikërisht nga ish-mbrojtësi i tyre Jonathan Wloodgate, gjithsesi goli i realizuar nga braziliani Lucas Moura bëri të mundur edhe luajtjen e kësaj ndeshjeje shtesë, sfidë e vlefshme për raundin e tretë të kupës më të vjetër në rruzll në rang klubesh, FA Cup, me skuadrën fituese që më datë 25 maj do të përballet në Hampshire me ekipin e Southampton-it.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency