Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mesjavë Kupash në Supersport, spikasin Everton-Tottenham dhe Swansea-Man.City!

Është mesjavë Kupash në ekranin e Supersport. FA Cup do të vazhdojë këtë të mërkurë me sfidat e tjera të raundit të 1/8, ku spikasin padiskutim dy takime. Manchester City i Pep Guardiolas do të synojë ta cojë në 15 numrin e fitoreve radhazi dhe të kualifikohet në çerekfinalet e një tjetër kompeticioni siç është Kupa e Federatës. Në orën 18:30 Citiziens do të sfidojnë Sëansean në transfertën uellsiane me objektivin e vetëm fitoren. Dueli tjetër i FA Cup që do të transmetohet në Supersport është ai mes Everton dhe Tottenham. Në Goodison Park Carlo Ancelotti do të sfidojë Jose Mourinhon në një ndeshje ku të dy trajnerët do të kërkojnë me çdo kusht kualifikimin pasi synojnë të shkojnë sa më larg të jetë e mundur në këtë kompeticion. Në Kupën e Francës nga raundi i 1/32 do të keni mundësi të ndiqni dy sfida Dijon-Lille dhe Caen-PSG me dy skuadrat udhëtuese që janë ndjeshëm favorite për të avancuar më tej.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...