Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mesjavë magjike në Supersport, 10 sfida live njëra më e bukur se tjetra!

10 sfida njëra më e bukur se tjetra në ekranin e Supersport këtë të mërkurë. Do të jetë një mesjavë e pasur me ndeshje nga tre kampionatet kryesore që janë në kulmin e tyre pas rifillimit në muajin qershor. Premier League vjen në ekranin tonë me sfidat e javës së 32-të. Kupat e Europës për Arsenalin e Mikel Artetës kalojnë nga takimi i orës 19:00 ndaj Norëich City-it. Përballë kanarinave që pozicionohen në vendin e fundit të renditjes, topçinjtë duhet të fitojnë me çdo kusht nëse duan të synojnë një vend në 7-shen e parë. Po në orën 19:00 në Supersport do të keni mundësi të ndiqni edhe sfidën Everton-Leicester, një takim shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat, sidomos për ekipin e Brendan Rodgers që me rezultatet e javëve të fundit ka vendosur në rrezik praninë në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm. Në orën 21:15 në Supersport do të keni mundësi të ndiqni derbin e Londrës mes West Ham dhe Chelsea-t.

Skuadra e David Moyes është në vështirësi serioze dhe rrezikon ndjeshëm mbijetesën por përballë Bluve që kanë nevojë për pikë për të blinduar vendin e 4-t ose për të parakaluar Leicester-in, misioni për të marrë pikë do të jetë shumë i vështirë për West Ham. Në këtë sfidë spektakli duket i garantuar. Në Serie A, dita nis me duelet e orës 19:30 të vlefshme për javën e 29-të. Interi i Antonio Contes do të synojë vazhdimësinë në sfidën shtëpiake ndaj Brescias që është në fundin e tabelës. Pritet që Conte të bëjë disa ndryshime në formacion krahasuar me sfidën e fundit ndaj Parmës, teksa pritet të rikthehet nga dëmtimi kapiteni i ardhshëm i zikaltërve Marcelo Brozovic.

Po në orën 19:30 në Supersport do të transmetohet edhe sfida mes Bolognas dhe Cagliarit, ndërsa në mbrëmje do të jenë tre takime të tjera që do të transmetohen live, ku spikat padiskutim sfida Spal-Milan, me kuqezinjtë që do të synojnë një tjetër fitore për t’u afruar më shumë me kreun e renditjes. Fiorentina ndërkohë do të synojë të rikthehet te fitorja në ndeshjen ndaj Sassuolos ndërsa premton emocione dhe shkëndija derbi shqiptar mes Rrahmanit e Kumbullës që do të sfidojnë Kastriot Dermakun në duelin Verona-Parma që këtë vit luftojnë për të siguruar kualifikimin në Europa League. La Liga ndërkohë vjen me dy sfida intriguese teksa në orën 19:30 Valencia në vështirësi serioze dhe me trajnerin e ri Voro Gonzales do të përballet me Athletic Bilbaon ndërsa në mbrëmje Betis pret Villarealin që është në superformë dhe lufton për një vend në Champions League.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...