Futboll

Mesjavë spektakolare në Supersport, spikasin Juve-Udinese dhe Monaco-PSG

Do të jetë një e mërkurë e mbushur me emocione dhe spektakël në ekranin e Supersport. Luhen 5 takime interesante njëri më i bukur se tjetri. Vëmendjen më të madhe e marin padiskutim tre duelet e raundit të 1/8-ave të Kupës së Italisë, por edhe FA Cup dhe Ligue 1 vinë me dy takime shumë interesante. Në orën 15:00 në Artemio Franchi të Firences, Fiorentina pret Atalantën në një sfidë me eliminim direkt me skuadrën vjollcë që do të kërkojë të hakmerret në një farë mënyre për atë eliminim në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë nga bergamaskët sezonin e kaluar. Duke parë vështirësitë që po has Fiorentina në kampionat, Kupa e Italisë është një mundësi e mirë për skuadrën vjollcë për të siguruar edhe pjesëmarrjen në kompeticionet europiane në këtë sezon. Ndërkohë Atalanta sezonin e kaluar u mposht në finale nga Lazio, kështu edhe këtë vit do të tentojë të shkojë deri në fund në këtë kompeticion. Në raundin tjetër fituesja e çiftit Fiorentina-Atalanta përballet me Interin. Në orën 18:00 Milani pret në San Siron, Spalin.

Edhe për kuqezinjtë Kupa e Italisë është një mundësi e mirë për të fituar trofe në këtë sezon por edhe rruga e vetme për ta bërë diçka të tillë. Në rast suksesi ndaj Spal, Ibra me shokë do të gjejnë në çerekfinale Torinon. Ndeshje të lehtë ka në letër edhe Juventusi që pret në Allianz Stadium, Udinesen. Sarri bëjë një rotacion masiv në këtë sfidë, por edhe rezervat e Juves janë shumë të forta për Udinesen, kështu që kampionët e Italisë, janë të avantazhuar për të kaluar në raundin tjetër. Në Old Trafford ndërkohë Manchester United sfidon Wolverhampton Wanderers në një ndeshje që do të përsëritet për të mësuar se cila skuadër do të avancojë më tej pasi 10 ditë më parë United dhe Ëolves barazuan pa gola në shtëpinë e ujqërve dhe formula e FA Cup e thotë qartë se për të mësuar skuadrën që do të avancojë në raundin e 1/16-ave duhet të luhet një ndeshje tjetër por këtë herë në fushën e “Djajve të Kuq”. 3 ditë pas atij dueli spektakolar që përfundoi në barazim 3-3, Monaco dhe Paris Saint Germain do të përballen sërish, këtë herë në Principatë në sfidën e prapambetur të javës së 15-të të Ligue 1. Të dyja skuadrat duan ta fitojnë këtë ndeshje, Monaco e Robert Morenos për t’u afruar sa më shumë me vendin e 3-të, ndërkohë që PSG edhe pse me shumë mungesa do të kërkojë suksesin për të mos patur presionin e Marseille-s ndjekëse nga pas.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency