Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Mësoi emrin e kundërshtarit, Prishtina lë Istogun, i duhet terren me bar artificial

Emri i kundërshtarit ndryshon planet e Prishtinës. Fituesja e freskët e DigitAlb Kupë, sapo ka pësuar se do të përballet me Lincoln të Gjibraltarit, ka vendosur të largohet nga Istogu, për të vijuar përgatitijet në një terren me bar artificial, pasi i tillë është edhe terreni i stadiumit ku do të luhet ndeshja. Në njëftimin e klubit bardhekaltër shkruhet se stërvitjet janë zhvilluar në kushte optimale në Istog, por rrethanat e detyrojnë të ndryshojë strategji.

Njoftimi i Prishtinës

“Me të mësuar kundërshtarin në raundin paraeliminator në UEFA Evropa Ligë, FC Prishtina me seancën stërvitore të pasdites ka mbyllur fazën përgatitore në Istog duke iu shmangur fushës me bar natyral për t’u rikthyer sërish në fushën artificiale për t’u përshtatur me rrethanat e stadiumit në Gjibraltar.

Në një qytet mikpritës si Istogu, skuadra ka kaluar në çdo aspekt jashtëzakonisht mirë, si me tretman, si me punën në fushën “Demush Mavraj” të Istogut.

FC Prishtina falënderon publikisht, si hotel “Trofta” dhe të gjithë qytetarët e Istogut për mikpritjen e ngrohtë ndaj ekspeditës sonë.”

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...