Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Mësoi se nuk do jetë titullar ndaj Realit, Vidal largohet nga stërvitja

Arturo Vidal vijon t’i bëjë presion Barcelonës që ta përfshijë në projekt ose at lërë të largohet në janar dhe sinjalin më të fundit e ka dërguar pasditen e djeshme gjatë stërvitjes së fundit para El Clasiccos përballë Realit të Madridit.

Pasi mësoi se nuk do të luante nga minuta e parë kundër madrilenëve, mesfushori kilen u largua nga stërvitja para kohe në mënyrë demonstrative, ndërsa shkëmbeu edhe fjalë me trajnerin Valverde, që gjithsesi nuk u përpoq ta ndalë.

Ky është një asist që Vidal i jep Interit, pasi zikaltrit vazhdojnë të negociojnë me drejtuesit e Barcelonës për ta transferuar kilenin në Milano gjatë janarit, ku e mirëpret krahëhapur Antonio Conte.

Milanezët janë ofruar ta marrin Vidal në huazim të thjeshtë ose huazim me të drejtë blerjeje, ndërsa Barcelona këmbëngul për detyrim blerjeje për 25 milionë euro, shifër që zikaltrit nuk kanë ndërmend ta paguajnë për një futbollist në vitet e fundit të karrierës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...