Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Mësoj nga Guardiola”, Tuchel: Ta pranojmë, nuk ka ekip si City në Angli

Chelsea do të tentojë të rihapë garën për titullin kampion në Angli nesër në drekë. “Blutë e Londrës” mbajnë vendin e dytë në kampionat me 10 pikë më pak se Manchester City, rival me të cilin do të përballen në transfertë.

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel është një fans i Pep Guardiolës dhe nuk përton kurrë të thurë elozhe për homologun spanjoll. “Në çdo ndeshje përpiqem të mësoj nga të gjithë, nga çdo kundërshtar.

Kam shumë respekt për Guardiolën, të gjithë e dinë se sa e vlerësoj. Unë mësoj prej tij, mësoj prej të gjithëve, nga ndeshjet dhe lojtarët e mi. Kjo është ajo që pretendoj edhe nga vetja ime”.

Më pas një koment për “Cityzens”, të cilët kanë fituar 11 ndeshjet e fundit në Premier League. “Ndoshta është fat, ndoshta ata e bëjnë më mirë se të tjerët, por ata kanë më pak lëndime të lojtarëve kryesorë.

Ata nuk vuajtën nga Covid-19 siç vuajtëm ne për shumë javë, kështu që ky është një ndryshim i madh. Duhet të jesh në nivelin tënd maksimal kur përballesh me skuadra si Manchester City.

Ata janë një pikë referimi për të gjithë, sot për sot janë skuadra më e mirë në Angli. Kjo është diçka që duhet ta pranojmë të gjithë”, deklaroi trajneri gjerman i Chelsea.

[quiz-cat id=”294111″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...