Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Messi 100 gola në Europë, por i çudit të gjithë me veprimin e tij

Atë që nuk realizoi dot ndaj Sportingut të Lisbonës, Lionel Messi e arriti ndaj Olympiacosit. Me golin që i shënoi skuadrës greke, 5-herë fituesi i Topit Artë vendosi një tjetër rekord personal duke u bërë i dyti lojtar në historinë e futbollit që arrin shifrën e 100 finalizimeve në kompeticionet europiane. 100 gola me Barcelonën jashtë kufijve të Spanjës, 97 prej tyre në Champions League dhe 3 në Superkupën e Europës. Vetëm Cristiano Ronaldo i cili deri tani ka realizuar 113 gola në Europë në nivel klubesh është më mirë se Messi në këtë aspekt.

Çfarë ishte ajo që hëngri Lionel Messi në ndeshjen që Barcelona fitoi me shifrat 3-1 ndaj Olympiacosit në Champions. Veprimi i argjentinasit ka bërë xhiron e internetit me Messin që  gjatë sfidës ndaj skuadrës greke ka nxjerrë diçka nga çorapja e tij dhe më pas e ka futur në gojë. Pyetja që i intrigon të gjithë tashmë është çfarë hëngri Leo Messi?!

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...