Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Messi apo CR7? Haaland: E pamundur të jesh më i miri kur ai luan ende

Erling Haaland është rikthyer në formën e tij më të mirë. Periudha e fundit ka qenë shumë pozitive për bomberin norvegjez, teksa numëron 29 gola në këtë sezon në të gjithë kompeticionet.

8 gola ka shënuar 23-vjeçari në 5 ndeshjet e fundit, ndërkohë që të dielën është radha e finales së titullit kampion përballë Liverpoolit në “Anfield”. Duel që do të transmetohet në SS2 (16:45).

Në lidhje me pyetjen nëse është ai, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo futbollisti më i mirë në planet, Haaland zgjodhi “pleshtin” argjentinas.

Lexo edhe:

Leo është lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë futboll. Ndoshta duhet të tërhiqet në mënyrë që dikush tjetër të mund të konsiderohet si më i miri”.

Por ndryshe deklaronte goleadori viking kur ishte pjesë e Borussia Dortmund. “Cristiano Ronaldo është modeli im, është më i miri në histori. Ai është dikush që thotë: ‘Sot do të fitoj dhe do të shënoj’.

Dhe pastaj e bën fakt atë që thotë. I lexohet në fytyrë një gjë e tillë”, shprehej Haaland. Gjithsesi, shijet ndryshojnë dhe sot, që është disi më i pjekur, vlerëson më shumë legjendën argjentinase.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...