Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Messi arrin akordin me Barçën, problem formalizimi për të qëndruar

Leo Messi është gjithnjë e më pranë qëndrimit te Barcelona dhe do të rinovojë deri në vitin 2026. Lajmin e bën të ditur e përditshmja katalane “Sport”, historikisht shumë pranë klubit “blaugrana”, që lajmëron dhe arritjen e akordit mes “yllit” argjentinas dhe Barcelonës si diçka të kryer. Tani topi kalon në fushën e presidentit Laporta, që duhet të reduktojë zërin e fondit të pagave të skuadrës në mënyrë që kapiteni të mund të firmosë kontratën e tij të re.

Tratativat, që zgjasin prej muajsh, tanimë janë mbyllur dhe zyrtarizimi pritet në ditët e ardhshme. Messi është pa kontratë që nga 30 qershori, por gjithmonë ka demonstruar dëshirën për të zgjatur bashkëpunimin me klubin.

Presidenti i ri “blaugrana”, pavarësisht situatës së vështirë financiare dhe llogarive të komplikuara, ka qenë gjithmonë optimist për rinovimin, por tani i duhet të mbyllë gjithçka për t’i mundësuar Messit që të rikthehet të stërvitet me skuadrën. Objektivi është që të reduktojë fondin e pagave sa më shpejt që të mundet.

Rinovimi do të jetë për pesë sezone, më një ulje të pagës prej 50% për të mos rënduar situatën dramatike financiare që po kalon Barcelona. Pikërisht kjo situatë vonon formalizimin e kontratës së re, pasi klubi duhet të ulë zërin e pagave për ta sjellë atë në parametrat e kërkuar nga LaLiga, në mënyrë që të zyrtarizojë kontratën dhe federimin e Messit.

Lamtumira e lojtarëve si Umtiti, Pjanic e Braithwaite për të reduktuar zërin e pagave, tratativat me veteranët Pique dhe Griezman për të ulur pagat e deri te çështjet Griezmann dhe Coutinho, që u duhet gjetur një sistemim jashtë klubit, mund të përshpejtojnë gjithçka. Messi, për momentin, është ende me pushime në Ibiza dhe pret që të zyrtarizohet rinovimi. E sigurt është që nuk do të mund të rikthehet të stërvitet para se të ketë firmosur kontratën e re dhe është e mundur që të mos marrë pjesë as në Trofeun Gamper të së dielës së ardhshme, ku Barcelona do të përballet me Juventusin e Cristiano Ronaldos.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...