Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Messi arrin tjetër rekord, askush si ai në historinë e futbollit

Lionel Messi është një nga lojtarët që nuk njeh limite, teksa rekordet që ai ka vendosur janë të panumërt. 35-vitet që ka mbi supe janë vetëm një numër për të, teksa së fundmi argjentinasi ka thyer një tjetër rekord. Sulmuesi shërbeu saktë për Mbappe në fundin e ndeshjes ndaj Brest, por ky nuk ishte një asist dosido, pasi është i 300 në karrierën e Messit.

Asnjë lojtar tjerë nuk ka arritur një rekord të tillë më parë në nivele të larta, me Messin që vendos një tjetër rekord të veçantë, që do të jetë e vështirë për t’u arritur. Messi u kurorëzua kampion bote në fundin e vitit të shkuar, duke mundur me Argjentinën e tij Francën në finalen e Katarit.

Lexo edhe:

Messi është në muajt e fundit të kontratës me PSG dhe e ardhmja e tij është ende e pavenodsur. Kampionët e Francës e kanë shprehur hapur vullnetin e tyre që Messi të rrijë në Paris, ndërsa dhe Barcelona e do një rikthim të “pleshtit”. Opsion tjetër për Messin mund të jetë dhe Amerika, me Inter Miami që po bën çmos që të bindë argjentinasin që të transferohet në “tokën e premtuar”.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...