Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Messi barazon rekordin e legjendës Xavi: Nder i madh!

Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë ngjyrat “blaugrana”. “Pleshti” në takimin përmbyllës të javës së 27-të të La Ligas, barazoi rekordin e një legjende si Xavi Hernandez me 767 ndeshje me fanellën e Barcelonës. Sulmuesi argjentinas, 6 herë fitues i Topit të Artë, do ta thyejë këtë record në takimin e së dielës ndaj Real Sociedadit. Klubi I Barcelonës e nderoi kapitenin duke shpalosur një banderolë ku shfaqeshin dy ikonat (Xavi dhe Messi) duke u përqafuar me duart lart me mesazhin “Duke prekur qiellin”.

“Eshtë nder i madh të arrij këtë numër ndeshjesh të luajtura me Barcelonën. Faleminderit të gjithë kolegëve që më shoqëruan në këto vite dhe familjes e miqve të mi, që ishin gjithmonë pranë meje”.

Këto janë fjalët që Leo Messi shkroi në Instagram, pasi barazoi Xavi Hernándezin si lojtari me më shumë ndeshje (767) me fanellën e fanellën e Barçës.

Argjentinasi e festoi këtë arritje personale me dy gola dhe një asist në fitoren 4-1 ndaj Huescas. Përveç Messit shënuan edhe Griezmann e Mingueza.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...