Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Messi befason Xavin, nxit spekulime për të ardhmen e tij

Lionel Messi kthehet në Barcelona. Lojtari i Paris Saint Germain ka përfituar nga fakti që trajneri Pochettino i ka dhënë disa ditë pushim futbollistëve të PSG për të vizituar qytetin që ishte shtëpia e tij. Ish-lojtari “blaugrana” ka marrë pjesë në festën e ditëlindjes së Xavi Hernandezit, trajnerit aktual të Barçës. Në këtë darkë ishin të pranishëm edhe disa “pesha të rënda” të skuadrës, si Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Takimi u bë në një restorant japonez, që ndodhet në pjesën e sipërme të qytetit. Të gjithë të pranishmit ishin të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre. Këtë 25 janar, Xavi mbushi 42 vjeç. Sigurisht që takimi mes argjentinasit dhe trajnerit aktual të Barçës, pak para mbylljes së merkatos, ka nxitur shumë spekulime.

Messi nuk është thirrur së fundmi nga Scaloni pasi sapo ka kaluar COVID-19. Në fundjavë, u aktivizua në minutën e 62-të, në vend të Di Marias, në ndeshjen Reims.

Prania e Messit në Barcelonë mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, por brenda pak ditësh ai do të kthehet në Paris për të vijuar punën pjesën tjetër të skuadrës.
[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...