Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Messi “bën” merkaton e Barcelonës, i “prish punë” talentit për t’u transferuar te Barcelona

Lionel Messi mbetet një figurë e rëndësishme për klubin e Barcelonës edhe pse tashmë argjentinasi nuk është më pjesë e katalanasve. Para disa ditëve, “pleshti” u rikthye në Spanjë për të takuar miqtë e tij te Barcelona dhe mes tyre sigurisht nuk mungonte edhe prezenca e trajnerit Xavi Hernandez, me të cilën ka pasur një raport të bukur brenda dhe jashtë fushe.

Në darkën e organizuar nga Messi, sigurisht përveç temave të tjera të diskutimit, nuk kanë munguar edhe bisedat për futbollin. Në këtë pikë, Messi e ka këshilluar trajnerin Xavi të mos e rikthejë në Camp Nou talentin Xavi Simons.

Ky i fundit, tashmë është pjesë e PSG megjithatë, katalanasit ruajnë të drejtën për ta riblerë 18-vjeçarin. Por, Messi duke e ndjekur nga afër zhvillimin e tij, garanton se mesfushori nuk është ende gati për Barcelonën dhe se duhet më shumë kohë para se ai të jetë gati për fanellën blaugrana.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...