Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Messi: Futbolli më ka “borxh” një Kupë Bote

“Sampaoli me ka thënë se futbolli më ka borxh një Kupë Bote dhe shpresoj që këtë borxh ta lajë në Rusi”. Lionel Messi beson verbërisht te suksesi në Botërorin e Vitit 2018 pas dështimit në finalen e Brazilit kundër Gjermanisë. Në një intervistë dhënë për FIFA-n, ylli bardhekaltër ndalet gjatë edhe te faza eliminatore duke theksuar se Argjentina nuk e meritonte të qëndronte jashtë Botërorit dhe transferta e Ekuadorit ishte shumë e tensionuar edhe pse ai arriti të shënonte tre gola, duke marrë për dore Argjentinën.

“Mungesa e kualifikimit do të ishte një goditje e rëndë për skuadrën dhe mua në nivelin personal por edhe për popullin argjentinas pasi do të kishim prekur fundin. Gjithsesi tashmë ajo pjesë ka kaluar dhe për mënyrën se si shkuan gjërat, ajo ishte një ndeshje shumë e veçantë”, shton Messi. Në fund të intervistës, ai ndalet edhe te finalja e humbur 3 vjet më parë duke theksuar se ajo do të mbetet një plagë e hapur edhe pse në Brazil, Argjentina zhvilloi një turne pozitiv deri në 90 minutëshin e fundit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...